Kthehu te Bateritë
Huawei SmartGuard-63A-S0 (backup 1-fazor) — Huawei, Lira Electric Shqipëri
Aksesor HuaweiKodi: SmartGuard-63A-S0

Huawei SmartGuard-63A-S0 (backup 1-fazor)

Pajisja që e mban shtëpinë me dritë kur ikën rryma. Kur bie rrjeti, SmartGuard e ndan shtëpinë nga rrjeti dhe e ushqen nga paneli dhe bateria LUNA2000.

€799çmim me TVSH, pa montim
Me Porosi — Koha e Dorëzimit: 10 ditë pune

Kontroll përputhshmërie: Punon vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punon me inverterë DEYE ose marka të tjera. Nëse nuk jeni të sigurt, na dërgoni foton e etiketës së inverterit.

  • Backup automatik kur ikën rryma
  • Për lidhje njëfazore
  • Punon me inverterët hibridë Huawei SUN2000 dhe baterinë LUNA2000

Specifikat Teknike

Specifikat kryesore

Faza
1-fazor
Rryma nominale
63 A
Funksioni
Backup automatik i shtëpisë

Pyetje të Shpeshta

A punon Huawei SmartGuard-63A-S0 (backup 1-fazor) me inverterin tim?

Bateritë Huawei LUNA2000-S1 dhe aksesorët e tyre punojnë vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (seritë L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punojnë me inverterë DEYE apo marka të tjera. Nëse nuk e dini modelin e inverterit, na dërgoni një foto të etiketës në WhatsApp.

Sa është koha e dorëzimit në Shqipëri?

Ky produkt është me porosi: mbërrin për 10 ditë pune nga konfirmimi i porosisë dhe pagesa e paradhënies.

A e mban bateria shtëpinë me dritë kur ikën rryma?

Vetëm me SmartGuard. Pa të, bateria LUNA2000 ruan energjinë e ditës për mbrëmjen, por kur bie rrjeti inverteri ndalon. SmartGuard-63A-S0 (njëfazor) ose 63A-T0 (trefazor) e kalon shtëpinë automatikisht te bateria.

A ofroni montim?

Po. Lira Electric e monton baterinë, e lidh me inverterin dhe e konfiguron në aplikacionin Huawei FusionSolar, kudo në Shqipëri. Montimi nuk përfshihet në çmimin e baterisë: e japim në ofertë pasi shohim vendin.