Dyqani · Katalogu ynë

Materiale elektrike Shqipëri

3955 artikuj me çmim me TVSH: çelësa dhe priza Vimar e Schneider, automatë ABB, Schneider, Eaton, Iskra e Chint, tela FS17 dhe kabllo, kuti, kanalina dhe tuba. Porosit në WhatsApp, merre në dyqan në Shkodër ose me dërgesë.

Zgjidh kategorinë

Si porosit

1. Shto në shportë

Zgjidh produktet dhe sasinë. Zbritja për sasi llogaritet vetë.

2. Dërgoje në WhatsApp

E gjithë lista, me kodet, sasitë dhe totalin, shkon me një mesazh. Ne të konfirmojmë porosinë.

3. Merre ose ta dërgojmë

Në dyqanin tonë në Parrucë, Shkodër, ose me dërgesë.

Materiale elektrike për një instalim të plotë

Një instalim shtëpie ka katër pjesë: kuadrin me automatë dhe diferencial, telat dhe kabllot, kutitë me tuba ose kanalina, dhe çelësat e prizat. Kur i merr nga i njëjti dyqan, je i sigurt që suportet, pllakat dhe kutitë shkojnë bashkë. Te faqja e çdo çelësi Vimar ke listën “Të duhen edhe këto për montim”.

Automatë dhe diferencialë Schneider për kuadrin

Automati mbron linjën nga mbingarkesa dhe qarku i shkurtër; diferenciali 30 mA mbron njerëzit nga rrjedhja e rrymës. Automati zgjidhet sipas telit të linjës, si në tabelën më poshtë. Kuadrin merre me 2–3 module më shumë se sa të duhen sot, për linja që mund të shtosh më vonë.

Çelësa dhe priza Vimar: seria dhe madhësia

Çdo pikë ka kutinë e murit, suportin, mekanizmat dhe pllakën, të gjitha të së njëjtës seri dhe madhësi (zakonisht 3M). Neve është seria më ekonomike, ndërsa Arké ka pllaka klasike dhe metalike. Dërgesa në gjithë Shqipërinë kushton 200–400 Lekë.

Cilin automat për cilën linjë

Orientuese për linja të zakonshme banese; seksionin përfundimtar të telit e përcakton elektricisti sipas gjatësisë dhe mënyrës së shtrimit. Çmimet janë me TVSH.

LinjaMbrojtjaTeli (zakonisht)KodiÇmimi
NdriçimAutomat 1P 10A, kurbë C1,5 mm²SHA9F74110473 L
PrizaAutomat 1P 16A, kurbë C2,5 mm²SHA9F74116466 L
Kuzhinë, lavatriçeAutomat 1P 20A, kurbë C2,5–4 mm²SHA9F74120519 L
Boiler, pllaka gatimiAutomat 1P 25A, kurbë C4 mm²SHA9F74125525 L
Nënkuadër, linjë kryesoreAutomat 1P 32A, kurbë C6 mm²SHA9F74132528 L
Mbrojtja e njerëzveDiferencial 2P 25A 30 mA—SHA9R412253630 L

Pyetje të shpeshta

Po bën tablo të re? Na dërgo listën.

Automatë, diferencialë, kuti, kabllo: ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë ose ta dërgojmë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.