Çelësa dhe priza
Priza dhe çelësa drite: seritë dhe çmimet
Prizat dhe çelësat e dritës që shesim, nga seritë ekonomike te ato premium. Çdo pikë ka katër pjesë: kutinë në mur, suportin, mekanizmat (çelës, prizë) dhe pllakën. Zgjidh serinë sipas stilit dhe buxhetit, ose llogarit gjithë shtëpinë me kalkulatorin e pikave.
Vimar Neve Up: e thjeshtë dhe ekonomike
Seria më e shitur për apartamente: mekanizma të bardhë ose të zinj mat dhe pllaka plastike në shumë ngjyra.
Vimar Plana dhe Arkè
Plana është klasike dhe e pastër, në të bardhë. Arkè ka pllaka klasike dhe metalike, në të bardhë, gri dhe të zezë.
Vimar Eikon dhe Evo: premium
Për ambiente ku pllaka bie në sy: alumin, kristal, dru dhe mermer, me mekanizma në të bardhë, të zezë dhe gri.
Schneider, Gewiss, priza industriale dhe zgjatues
Çelësa dhe priza Schneider Asfora dhe Easy Styl, seri Gewiss, priza dhe spina industriale CEE për punishte, si dhe zgjatues, spina dhe adaptorë.
Pyetje të shpeshta
M është moduli, gjerësia e një mekanizmi të vogël. Një pllakë 3M mban p.sh. një prizë shuko (2 module) dhe një çelës (1 modul), ose tre çelësa.
Priza shuko pranon spinat e rrumbullakëta gjermane me tokëzim anash. Priza bivalente pranon spinat italiane 10 dhe 16 A. Shumë seri kanë edhe prizë universale që i pranon të dyja.
Varet nga seria dhe numri i pikave. Me kalkulatorin e pikave zgjedh serinë, ngjyrën dhe sasitë dhe merr listën e plotë me çmime.
Është çelësi që ndez dhe fik të njëjtën dritë nga dy vende, p.sh. në hyrje dhe në fund të korridorit. Për tre ose më shumë vende shtohet çelësi invertor.
Shiko edhe
Ke një listë? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.
















