Bateri Huawei LUNA + SmartGuard

Ikën drita? Ti s'e kupton fare.

Kur bie rryma, shtëpia kalon vetë te bateria brenda 20 milisekondash. Frigoriferi, dritat, interneti dhe pompa e ujit vazhdojnë sikur s'ka ndodhur gjë.

Rrjeti OSHEE

Ikën

Shtëpia jote

Me dritë

Si funksionon

Tre gjendje, asnjë ndërprerje

Ditën

Panelet ushqejnë shtëpinë dhe mbushin baterinë.

Në mbrëmje

Shtëpia përdor diellin e ruajtur në bateri, jo rrjetin.

Kur ikën drita

SmartGuard e ndan shtëpinë nga rrjeti dhe gjithçka vazhdon me baterinë dhe panelet. Kur kthehet rryma, kalon vetë mbrapsht.

Sa orë të mban

Me bateri të mbushur

Shembuj të përafërt, pa diell dhe pa rrjet. Kur ka diell, panelet e rimbushin baterinë edhe kur rrjeti mungon.
BateriaTë domosdoshmetfrigorifer, drita, TV, WiFiShtëpi normaleplus lavatriçe, gatim, më shumë drita
LUNA 5 kWh~15 orë~6 orë
LUNA 10 kWh~31 orë~13 orë
LUNA 15 kWh~2 ditë~20 orë

Për llogaritje sipas pajisjeve të tua, përdor kalkulatorin e baterisë.

Paketat

Bateri + SmartGuard, me çmim

Çmime me TVSH, pa montim. Montimin e bën ekipi ynë, me ofertë pas vizitës. Me porosi, 10 ditë pune.
Bateri Huawei LUNA2000-S1 5 kWh

LUNA 5 kWh + SmartGuard

  • 1 modul + Power Module, deri 3.5 kW
  • Backup automatik kur ikën drita
  • Monitorim në FusionSolar

Bateria €3,540 + SmartGuard €799

€4,339

Më e zgjedhura

Bateri Huawei LUNA2000-S1 10 kWh

LUNA 10 kWh + SmartGuard

  • 2 module + Power Module, deri 7 kW
  • Backup automatik kur ikën drita
  • Monitorim në FusionSolar

Bateria €5,720 + SmartGuard €799

€6,519

Bateri Huawei LUNA2000-S1 15 kWh

LUNA 15 kWh + SmartGuard

  • 3 module + Power Module, deri 10.5 kW
  • Backup automatik kur ikën drita
  • Monitorim në FusionSolar

Bateria €7,900 + SmartGuard €799

€8,699

Çmimet janë me SmartGuard njëfazor. Për lidhje trefazore SmartGuard kushton €999. Ka edhe madhësi të tjera, nga 5 deri në 20.7 kWh: të gjitha bateritë LUNA.

Ke tashmë panele?

Shpesh mjafton të shtosh baterinë dhe SmartGuard.

Na dërgo foton e etiketës së inverterit dhe të themi brenda ditës çfarë të duhet. SmartGuard dhe bateria zgjidhen sipas inverterit dhe lidhjes, njëfazore ose trefazore.

Dërgo foton e inverterit

Pyetje të shpeshta

Pyetje për backup-in

Gati të mos presësh më dritat?

Na trego sa shpesh ikin dritat te ti dhe çfarë do të mbash ndezur. Të themi baterinë e duhur dhe çmimin me montim.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.

Bateri Huawei LUNA2000-S1 · SmartGuard · montim nga Lira Electric