Kabllo dhe tela elektrikë

Kabllo elektrike: llojet dhe çmimet

Të gjitha kabllot dhe telat elektrikë që shesim me metër, të ndara sipas përdorimit: brenda murit, për pajisje, jashtë dhe nën tokë, për panele diellore, rrjet dhe TV. Çmimet janë me TVSH dhe produktet janë në stok në Shkodër, me dërgesë në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë.

Tel FS17: për instalimin brenda murit

Teli FS17 është përcjellës bakri fleksibël me një izolim, që futet në tub brenda murit. Përdoret për ndriçimin (1.5 mm²), prizat (2.5 mm²) dhe linjat më të fuqishme si bojleri, kondicioneri ose furra (4–6 mm²).

Ngjyrat kanë rëndësi: kafe, e zezë ose gri për fazën, blu për neutrin dhe verdhë-jeshil vetëm për tokëzimin.

Kabllo FROR16: fleksibël, me disa përcjellës

Kabllo me mbështjellje PVC dhe disa përcjellës (2×1 deri 5G6), për lidhje pajisjesh dhe instalime brenda ku kablloja nuk futet në tub.

Kabllo FG16OR16 dhe FG16OM16: për jashtë dhe nën tokë

Kabllo me izolim të fortë për linja kryesore, kuadro, jashtë dhe nën tokë. FG16OM16 ka mbështjellje që nuk lëshon tym toksik, për objekte publike.

Kabllo gome H07RN-F dhe kabllo solare

Kablloja gome H07RN-F është për punishte, kantiere dhe pajisje jashtë, ku kablloja lëviz dhe duhet të durojë ujin. Kablloja solare H1Z2Z2-K është për lidhjen e paneleve diellore me inverterin.

Kabllo rrjeti, TV dhe alarmi

Kabllo UTP dhe FTP për internet, kabllo koaksiale për TV dhe satelit, fibër optike dhe kabllo për alarm dhe sinjalizim zjarri.

Pyetje të shpeshta

Shiko edhe

Ke një listë? Na e dërgo.

Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.