Llogaritës Solar
Llogaritni sa panele diellore (fotovoltaike) ju nevojiten, sa do kurseni në faturën e energjisë, dhe sa shpejt kthehet investimi — të personalizuar për kushtet e Shqipërisë.
Vendosni faturën tuaj mujore të energjisë dhe klikoni "Llogarit" për të parë rekomandimin.
| Fatura familjare | kWp | Panele | Kosto orientuese (tjegull) | Kursimi vjetor | ROI |
|---|---|---|---|---|---|
| 3,000 Lekë/muaj | 3.2 | 5 | €4,130 | 49,633 Lekë (~€522) | ~7.9 vjet |
| 5,000 Lekë/muaj | 4.5 | 7 | €4,680 | 69,486 Lekë (~€731) | ~6.4 vjet |
| 8,000 Lekë/muaj | 6.5 | 10 | €5,720 | 99,266 Lekë (~€1,045) | ~5.5 vjet |
| 12,000 Lekë/muaj | 9.7 | 15 | €7,800 | 148,898 Lekë (~€1,567) | ~5.0 vjet |
| 20,000 Lekë/muaj | 16.1 | 25 | €11,670 | 248,164 Lekë (~€2,612) | ~4.5 vjet |
Shifrat janë orientuese; për ofertë të saktë përdorni kalkulatorin më sipër ose na shkruani në WhatsApp.
Shkruani faturën tuaj mujore të energjisë në Lekë. Kalkulatori llogarit konsumin tuaj bazuar në tarifën e energjisë në Shqipëri.
Shihni menjëherë sa panele ju nevojiten, sa do kurseni, dhe sa shpejt kthehet investimi juaj.
Kontaktoni ekipin tonë për një ofertë të personalizuar bazuar në nevojat tuaja specifike.
* Llogaritjet janë orientuese dhe bazohen në kushtet mesatare të rrezatimit diellor në Shqipëri (prodhim mesatar ~1,350 kWh për kWp në vit, sipas PVGIS) dhe tarifën aktuale të energjisë. Rezultatet reale mund të ndryshojnë sipas vendndodhjes, orientimit dhe kushteve specifike.
Kalkulatori bazohet ose te fatura juaj mujore e energjisë (e konvertuar në konsum kWh), ose direkt te madhësia e sistemit (kWp) që zgjidhni, dhe llogarit numrin e paneleve LONGi 645W të nevojshëm për ta mbuluar.
Për sisteme on-grid pa bateri zakonisht 1.5–6 vjet, sipas madhësisë dhe tarifës (familjar 11.4 Lekë/kWh, biznes 16.4 Lekë/kWh); me bateri 7–10 vjet.
Po. Struktura e montimit (sandwich, tjegull, terracë, tokë) ndikon koston e sistemit, ndaj kalkulatori ju lejon të zgjidhni llojin e saktë të çatisë suaj.
Jo, janë një vlerësim orientues i shpejtë. Për një ofertë të saktë me çmim final, na kontaktoni për një vlerësim falas.
Për një familje me faturë 3,000–6,000 Lekë në muaj zakonisht mjaftojnë 5–8 panele (3.2–5.2 kWp). Fut faturën te kalkulatori për numrin e saktë.
16 panele LONGi 645W (10.3 kWp), me inverter Huawei. Çmimi çelësa në dorë: nga €8,230 për çati sanduiç ose taracë dhe €9,000 për tjegull ose tokë.
Sistemi më i vogël që instalojmë, 5 panele (3.2 kWp), kushton nga €3,920 me instalim. Për çmimin sipas faturës tënde përdor kalkulatorin më lart.