Ndriçim LED
Llamba LED dhe ndriçim: llojet dhe çmimet
Të gjitha llambat (llampat) LED dhe ndriçuesit që shesim: llamba me bazë E27, E14 dhe GU10, prozhektorë për jashtë, shirita LED, spote inkaso, plafonierë dhe llamba smart. Një llambë LED 9 W ndriçon afërsisht sa një llambë e vjetër 60 W dhe harxhon rreth 85% më pak.
Llamba LED E27, E14 dhe GU10
E27 është baza e madhe e zakonshme, E14 baza e vogël (llambadarë, abazhurë) dhe GU10 për spotet në tavan. I gjen në dritë të ngrohtë, neutrale ose të ftohtë, edhe me dimer.
Prozhektorë LED për jashtë
Prozhektorë IP65 për oborrin, fasadën dhe parkimin, edhe me sensor lëvizjeje.
Spote inkaso dhe plafonierë
Spote të futura në tavanin e gipsit dhe plafonierë për dhoma, banja dhe korridore.
Shirita LED, binarë dhe llamba smart
Shirita LED 24 V për kuzhinë dhe tavane, sisteme me binar për dyqane dhe llamba Philips Hue që komandohen nga telefoni.
Pyetje të shpeshta
Rreth 8–9 W LED (afërsisht 800 lumen) ndriçon sa një llambë e vjetër 60 W. Për 100 W, rreth 13–15 W LED.
Është ngjyra e dritës: 3000K e ngrohtë (e verdhë, për dhoma gjumi dhe ndenjie), 4000K neutrale (kuzhinë, zyrë), 6500K e ftohtë (e bardhë-blu, për punishte).
Për jashtë zgjidh ndriçues me mbrojtje IP65 ose më të lartë, si prozhektorët LED, që durojnë shiun dhe pluhurin.
Vetëm nëse llamba shkruan "dimmable" (me dimer). Llambat e zakonshme LED në dimer dridhen ose zhurmojnë.
Shiko edhe
Ke një listë? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.












