Hibrid ose off-grid

Sa bateri të duhet

Zgjidh llojin e sistemit, panelet, dhe pak a shumë pajisjet që do mbash ndezur dhe për sa orë. Të tregojmë baterinë, inverterin dhe panelet që të duhen.

1Çfarë sistemi do?

2Panelet

3Pajisjet dhe orët

Prek pajisjet që do mbash ndezur. Ndrysho sasinë dhe sa orë në ditë punon secila (ora ⏱).

1 copë
24 orë
1 copë
5 orë
1 copë
24 orë
1 copë
5 orë
1 copë
1 orë
1 copë
1 orë

4Sa gjatë të mbajë bateria?

«Natën» mjafton për kursim: ditën panelet, natën bateria. Zgjidh 1–3 ditë nëse rryma ikën shpesh dhe gjatë te ju.

Bateria që të duhet · hibrid

5 kWh

Huawei LUNA2000-S1 · 1 modul + Power Module

Inverter

5 kW

hibrid Huawei SUN2000, i mban të gjitha njëherësh

Panele

1.9 kWp

3 panele LONGi 645 W

Harxhimi në ditë: 5.7 kWh

Prej tij natën: 3.1 kWh

Pa diell e pa rrjet të mban: 20 orë

Çmimi i pajisjeve · pa montim

Bateria ruan diellin e ditës për mbrëmjen. Që shtëpia të mbetet me dritë kur ikën rryma shtohet SmartGuard (€799). Jep deri 3.5 kW. Punon me inverter hibrid Huawei. Me porosi, 10 ditë pune. Montimin e bën ekipi ynë, me çmim në ofertë pas vizitës.

Për instalues: e njëjta nevojë me bateri DEYE është 1 × 5.12 kWh LiFePO4. Bateritë DEYE i shesim pa montim.

Panelet e mbushin baterinë çdo ditë me diell.

1.9 kWp prodhojnë mesatarisht 7 kWh në ditë, rreth 100% e harxhimit tënd.

Ku shkon energjia

  • Frigorifer1.3 kWh
  • Lavatriçe1.0 kWh
  • Inverteri vetë1.0 kWh
  • Pompa e ujit0.8 kWh
  • WiFi + karikues0.7 kWh

Llogaritje orientuese. Oferta përfundimtare bëhet pasi shohim çatinë dhe pajisjet.

Si e llogarisim

E thjeshtë, por e saktë

Bateria

Hibrid: bateria mbulon konsumin e natës, ose sa orë rezervë zgjedh. Off-grid: gjithë konsumin e ditës, aq ditë sa zgjedh pa diell. Përdorim 90% të kapacitetit dhe heqim humbjet e inverterit.

Panelet

Hibrid: panele sa për konsumin mesatar të vitit, rreth 3.7 kWh për kWp në ditë (1350 kWh në vit, si te kalkulatori solar). Off-grid: panele për dhjetorin, kur 1 kWp jep vetëm rreth 1.5 kWh në ditë.

Inverteri

Mbledhim fuqinë e të gjitha pajisjeve që mund të ndizen njëherësh dhe shtojmë rezervë për motorët (pompat, kondicioneri, frigoriferi) që marrin më shumë rrymë kur ndizen.

Pyetje të shpeshta

Bateri, hibrid dhe off-grid

Do një ofertë të saktë?

Na dërgo rezultatin dhe disa foto të vendit. Të përgatisim ofertën me çmime për bateri, inverter dhe panele.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.

Ke faturë OSHEE? Fillo nga panelet

Nëse je i lidhur me rrjetin, kalkulatori solar të tregon sa panele të duhen sipas faturës dhe sa kursen.
Kalkulatori solar