Kthehu te Bateritë
Bateri Huawei LUNA2000-S1 18.8 kWh — Huawei, Lira Electric Shqipëri
HV — High VoltageKodi: LUNA2000-19-S1

Bateri Huawei LUNA2000-S1 18.8 kWh

Bateria Huawei LUNA2000-S1 18.8 kWh: 3 module: 1 × LUNA2000-5-E1 + 2 × LUNA2000-7-E1 (5 + 6.9 + 6.9 kWh) me Power Module LUNA2000-10KW-C1. Ruan energjinë e paneleve për mbrëmjen dhe, me SmartGuard, e mban shtëpinë me dritë kur ikën rryma.

€9.740çmim me TVSH, pa montim
Me Porosi — Koha e Dorëzimit: 10 ditë pune

Kontroll përputhshmërie: Punon vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punon me inverterë DEYE ose marka të tjera. Nëse nuk jeni të sigurt, na dërgoni foton e etiketës së inverterit.

  • 18.8 kWh energji e përdorshme
  • Modulare: shton module më vonë, deri në 3 për Power Module
  • Kimi LiFePO4, IP66, punon nga -20°C deri +55°C
  • Monitorim në aplikacionin Huawei FusionSolar
  • Për backup kur ikën rryma duhet SmartGuard
  • Montim nga ekipi i Lira Electric, me ofertë të veçantë (nuk përfshihet në çmim)

Specifikat Teknike

LUNA2000-19-S1 — specifikat

Energjia e përdorshme
18.8 kWh
Përbërja
3 module: 1 × LUNA2000-5-E1 + 2 × LUNA2000-7-E1 (5 + 6.9 + 6.9 kWh)
Fuqia maks. ngarkim/shkarkim
10.5 kW
Kimia
LiFePO4 (litium-hekur-fosfat)
Mbrojtja
IP66 (edhe jashtë)
Temp. operative
-20°C deri +55°C
Pesha
216 kg
Përmasat (G×Th×L)
590 × 255 × 1230 mm
Inverterë të përputhshëm
Huawei SUN2000 L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0

Pyetje të Shpeshta

A punon Bateri Huawei LUNA2000-S1 18.8 kWh me inverterin tim?

Bateritë Huawei LUNA2000-S1 dhe aksesorët e tyre punojnë vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (seritë L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punojnë me inverterë DEYE apo marka të tjera. Nëse nuk e dini modelin e inverterit, na dërgoni një foto të etiketës në WhatsApp.

Sa është koha e dorëzimit në Shqipëri?

Ky produkt është me porosi: mbërrin për 10 ditë pune nga konfirmimi i porosisë dhe pagesa e paradhënies.

A e mban bateria shtëpinë me dritë kur ikën rryma?

Vetëm me SmartGuard. Pa të, bateria LUNA2000 ruan energjinë e ditës për mbrëmjen, por kur bie rrjeti inverteri ndalon. SmartGuard-63A-S0 (njëfazor) ose 63A-T0 (trefazor) e kalon shtëpinë automatikisht te bateria.

A ofroni montim?

Po. Lira Electric e monton baterinë, e lidh me inverterin dhe e konfiguron në aplikacionin Huawei FusionSolar, kudo në Shqipëri. Montimi nuk përfshihet në çmimin e baterisë: e japim në ofertë pasi shohim vendin.