Kthehu te Bateritë
Modul baterie Huawei LUNA2000-7-E1 (6.9 kWh) — Huawei, Lira Electric Shqipëri
HV — High VoltageKodi: LUNA2000-7-E1

Modul baterie Huawei LUNA2000-7-E1 (6.9 kWh)

Modul baterie 6.9 kWh për të zmadhuar një bateri Huawei LUNA2000-S1 që e keni tashmë. Një Power Module mban deri në 3 module.

€3.350çmim me TVSH, pa montim
Me Porosi — Koha e Dorëzimit: 10 ditë pune

Kontroll përputhshmërie: Punon vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punon me inverterë DEYE ose marka të tjera. Nëse nuk jeni të sigurt, na dërgoni foton e etiketës së inverterit.

  • 6.9 kWh energji e përdorshme
  • Shtohet te një LUNA2000-S1 ekzistuese, deri në 3 module për Power Module
  • Kimi LiFePO4, IP66
  • Për bateri të re zgjidhni paketën e plotë LUNA2000-S1

Specifikat Teknike

Specifikat kryesore

Energjia e përdorshme
6.9 kWh
Kimia
LiFePO4
Mbrojtja
IP66
Pesha
68 kg
Përmasat (G×Th×L)
590 × 255 × 360 mm
Kërkon
Power Module LUNA2000-10KW-C1

Pyetje të Shpeshta

A punon Modul baterie Huawei LUNA2000-7-E1 (6.9 kWh) me inverterin tim?

Bateritë Huawei LUNA2000-S1 dhe aksesorët e tyre punojnë vetëm me inverterët hibridë Huawei SUN2000 (seritë L1, LB0, LC0, M1, MAP0, MB0). Nuk punojnë me inverterë DEYE apo marka të tjera. Nëse nuk e dini modelin e inverterit, na dërgoni një foto të etiketës në WhatsApp.

Sa është koha e dorëzimit në Shqipëri?

Ky produkt është me porosi: mbërrin për 10 ditë pune nga konfirmimi i porosisë dhe pagesa e paradhënies.

A e mban bateria shtëpinë me dritë kur ikën rryma?

Vetëm me SmartGuard. Pa të, bateria LUNA2000 ruan energjinë e ditës për mbrëmjen, por kur bie rrjeti inverteri ndalon. SmartGuard-63A-S0 (njëfazor) ose 63A-T0 (trefazor) e kalon shtëpinë automatikisht te bateria.

A ofroni montim?

Po. Lira Electric e monton baterinë, e lidh me inverterin dhe e konfiguron në aplikacionin Huawei FusionSolar, kudo në Shqipëri. Montimi nuk përfshihet në çmimin e baterisë: e japim në ofertë pasi shohim vendin.