Probleme elektrike në shtëpi

Më kap rryma kur prek pajisjen

Nëse ndjen gudulisje ose goditje kur prek trupin metalik të lavatriçes, bojlerit, frigoriferit ose rubinetit, ka rrymë aty ku nuk duhet. Kjo është rrezik real: shkëpute pajisjen dhe mos e prek derisa ta kontrollojë një elektricist.

Pse ndodh

Pajisja ka izolim të dëmtuar dhe trupi metalik ka marrë tension. Në një instalim të rregullt, kjo rrymë ikën nga teli i tokëzimit dhe diferenciali bie menjëherë. Nëse të kap rryma, zakonisht mungon tokëzimi, priza nuk ka tokëzim të lidhur, ose nuk ka diferencial.

Gudulisja e lehtë në pajisjet me ushqyes (laptop, TV) pa tokëzim vjen shpesh nga filtrat e tyre dhe nuk është defekt i rrezikshëm, por tregon që priza nuk ka tokëzim.

Çfarë bën

Shkëput pajisjen, fik automatin e qarkut dhe thirr elektricistin. Ai kontrollon nëse priza ka tokëzim të lidhur, mat tokëzimin dhe izolimin e pajisjes, dhe vendos diferencial 30 mA nëse nuk ka.

Kujdes para çdo pune

Para se të hapësh një prizë, çelës ose kuti, fik automatin e atij qarku ose automatin kryesor dhe kontrollo me testues që nuk ka tension. Nëse ndjen erë djegieje, sheh tym ose shkëndija, fik automatin kryesor dhe mos e ndiz derisa ta shohë një elektricist.

Kjo faqe të ndihmon të kuptosh shkakun. Punët brenda kuadrit dhe në linjat e shtëpisë i bën një elektricist i kualifikuar.

Pyetje të shpeshta

Shiko edhe

Ke një listë? Na e dërgo.

Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.