Probleme elektrike në shtëpi

Si e kuptoj nëse shtëpia ka tokëzim?

Tokëzimi është teli verdhë-jeshil që e çon rrymën e defektit në tokë në vend që të kalojë nga trupi yt. Shumë shtëpi të vjetra nuk e kanë ose e kanë të shkëputur, edhe kur prizat duken me tokëzim.

Shenjat që mungon

Priza me dy vrima pa kontakte tokëzimi; në kuti nuk ka tel verdhë-jeshil; të kap rryma lehtë kur prek lavatriçen ose kompjuterin; diferenciali nuk bie kur shtyp butonin T (ose shtëpia nuk ka fare diferencial).

Edhe prizat moderne mund të mos kenë tokëzim të lidhur. E vetmja mënyrë e sigurt është matja.

Si kontrollohet dhe si bëhet

Elektricisti mat vazhdimësinë e telit të tokëzimit te çdo prizë dhe rezistencën e tokëzimit me instrument të posaçëm. Nëse mungon, vendosen kunja ose shirit tokëzimi, barrë tokëzimi në kuadër dhe tel verdhë-jeshil te prizat, plus diferencial 30 mA.

Kujdes para çdo pune

Para se të hapësh një prizë, çelës ose kuti, fik automatin e atij qarku ose automatin kryesor dhe kontrollo me testues që nuk ka tension. Nëse ndjen erë djegieje, sheh tym ose shkëndija, fik automatin kryesor dhe mos e ndiz derisa ta shohë një elektricist.

Kjo faqe të ndihmon të kuptosh shkakun. Punët brenda kuadrit dhe në linjat e shtëpisë i bën një elektricist i kualifikuar.

Pyetje të shpeshta

Shiko edhe

Ke një listë? Na e dërgo.

Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.