Probleme elektrike në shtëpi
Diferenciali bie vetë: si ta gjesh shkakun
Shkaqet më të shpeshta
Bojleri është fajtori numër një: rezistenca e vjetër ose me gëlqere fillon të rrjedhë rrymë. Pas tij vijnë lavatriçja dhe enëlarësja (rezistenca ose pompa), prizat dhe dritat jashtë kur bie shi, kutitë shpërndarëse me lagështi në mur, dhe zgjatuesit në ballkon.
Nëse bie vetëm natën ose në mëngjes, shiko pajisjet që ndizen vetë me orar: bojlerin me termostat, frigoriferin, pompën e ujit ose kaldajën.
Si e gjen pajisjen fajtore
1. Shkëput nga priza të gjitha pajisjet dhe ngri diferencialin. 2. Nëse qëndron, lidh pajisjet një nga një dhe prit pak minuta pas secilës. Ajo pas së cilës bie diferenciali ka defekt. 3. Nëse bie edhe pa asnjë pajisje, ul të gjithë automatët, ngri diferencialin dhe ngri automatët një nga një: qarku që e rrëzon ka rrjedhje në linjë.
Pajisjet me rrjedhje nuk duhen përdorur derisa të riparohen, sepse janë pikërisht rasti kur diferenciali të shpëton nga goditja elektrike.
Kur problemi është vetë diferenciali
Diferencialët e vjetër ose të llojit AC mund të bien pa arsye me pajisjet moderne me elektronikë (lavatriçe me inverter, karikues, LED). Për shtëpi sot rekomandohet diferencial 30 mA i llojit A. Shtyp butonin T një herë në muaj: duhet të fiket menjëherë.
Kujdes para çdo pune
Para se të hapësh një prizë, çelës ose kuti, fik automatin e atij qarku ose automatin kryesor dhe kontrollo me testues që nuk ka tension. Nëse ndjen erë djegieje, sheh tym ose shkëndija, fik automatin kryesor dhe mos e ndiz derisa ta shohë një elektricist.
Kjo faqe të ndihmon të kuptosh shkakun. Punët brenda kuadrit dhe në linjat e shtëpisë i bën një elektricist i kualifikuar.
Pyetje të shpeshta
Shiko edhe
Ke një listë? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.




