Probleme elektrike në shtëpi

Bojleri hedh diferencialin

Kur diferenciali bie sapo ndizet bojleri, në shumicën e rasteve rezistenca e bojlerit është dëmtuar: gëlqerja dhe korrozioni çajnë mbështjellësin dhe një pjesë e rrymës kalon në ujë dhe në trupin metalik.

Si e kupton

Shkëpute bojlerin nga priza ose nga automati i tij dhe ngri diferencialin. Nëse qëndron dhe bie sapo lidhet bojleri, defekti është te bojleri. Nëse bie vetëm pas disa minutash ngrohje, rezistenca rrjedh kur nxehet.

Nëse bie automati (jo diferenciali) menjëherë, ka lidhje të shkurtër në rezistencë, termostat ose kabllo të bojlerit.

Çfarë bën

Mos e përdor bojlerin me diferencial të çaktivizuar: është rasti klasik ku dikush merr goditje elektrike në dush. Rezistenca dhe termostati ndërrohen nga një teknik ose elektricist; shpesh pastrohet edhe gëlqerja dhe ndërrohet anoda.

Kontrollo edhe prizën dhe spinën e bojlerit: nëse janë nxirë, ndërroji. Për bojler përdor prizë 16 A me tokëzim ose lidhje direkte me automat më vete.

Kujdes para çdo pune

Para se të hapësh një prizë, çelës ose kuti, fik automatin e atij qarku ose automatin kryesor dhe kontrollo me testues që nuk ka tension. Nëse ndjen erë djegieje, sheh tym ose shkëndija, fik automatin kryesor dhe mos e ndiz derisa ta shohë një elektricist.

Kjo faqe të ndihmon të kuptosh shkakun. Punët brenda kuadrit dhe në linjat e shtëpisë i bën një elektricist i kualifikuar.

Pyetje të shpeshta

Shiko edhe

Ke një listë? Na e dërgo.

Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.