7 Përfitimet Kryesore të Energjisë Diellore për Shtëpi dhe Biznese
Lira ElectricShkodër5 shkurt 20255 min leximPërditësuar: 12 tetor 2026
1. Ulje Drastike e Faturës së Energjisë
Përfitimi më i menjëhershëm i panelave diellore është ulja e faturës mujore të energjisë. Në Shqipëri, një familje me faturë mujore 10,000 Lekë mund ta ulë atë ndjeshëm — në shumë raste pothuajse krejt — me një sistem fotovoltaik të përmasuar sipas konsumit. Sa të duhet ty, e sheh me kalkulatorin solar.
Për bizneset me konsum të lartë, kursimi mund të arrijë miliona Lekë në vit, duke liruar burime financiare për investime të tjera.
2. Kthimi i Investimit në 2–8 Vjet
Me çmimet aktuale të panelave dhe energjisë, investimi kthehet brenda 2–8 vjetëve, sipas madhësisë së sistemit (shiko tabelën e çmimeve 2026). Pas kësaj periudhe, energjia që prodhoni është praktikisht falas për 25-30 vjet, duke krijuar kursime totale disa herë më të larta se kostoja fillestare.
3. Mbrojtje nga Rritja e Çmimeve
Çmimi i energjisë elektrike ka tendencë rritjeje çdo vit. Me panele diellore, ju fiksoni koston e energjisë suaj sot — pavarësisht sa rritet çmimi i energjisë në të ardhmen, sistemi juaj vazhdon të prodhojë energji pa kosto shtesë.
4. Rritja e Vlerës së Pronës
Studime në SHBA dhe Europë tregojnë se pronat me sisteme fotovoltaike shiten rreth 4-6% më shtrenjtë se ato pa to; për Shqipërinë nuk ka ende të dhëna të publikuara, por logjika është e njëjtë: blerësi merr një faturë më të ulët. Një sistem fotovoltaik është një investim që jo vetëm kursen para, por edhe rrit vlerën e shtëpisë ose ndërtesës suaj komerciale.
5. Kontribut për Mjedisin
Energjia elektrike në Shqipëri vjen kryesisht nga hidrocentralet, ndaj kursimi i CO₂ këtu është më i vogël se në vendet me qymyr. Por në vitet e thata Shqipëria importon energji, shpesh të prodhuar me lëndë djegëse fosile — dhe çdo kWh diellore e prodhuar në çatinë tuaj e ul këtë import. Në nivel europian, çdo kWh diellore shmang rreth 0.3 kg CO₂.
6. Mirëmbajtje Minimale
Panelet fotovoltaike moderne kanë nevojë minimale për mirëmbajtje. Një pastrim i lehtë 1-2 herë në vit është zakonisht i mjaftueshëm (guida e mirëmbajtjes). Panelet LONGi Hi-MO X10 kanë 25 vjet garanci produkti dhe 30 vjet garanci prodhimi, inverterët Huawei kanë 10 vjet garanci dhe puna e montimi nga Lira Electric kanë 2 vjet garanci.
7. Pavarësi Energjetike
Me panele diellore ju bëheni më pak të varur nga rrjeti elektrik. Por kujdes: një sistem pa bateri fiket kur ikën rryma. Për të pasur dritë gjatë ndërprerjeve duhet bateri Huawei LUNA me SmartGuard — paketat nisin nga €4,339 me TVSH, pa montim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zona ku ndërprerjet janë të shpeshta, ose për biznese ku vazhdimësia e punës është kritike. Më shumë te Bateri për shtëpi kur ikën drita.
Pyetje të shpeshta
7 përfitimet kryesore: 1) Ulje e madhe e faturës, 2) ROI 2–8 vjet, 3) Mbrojtje nga rritja e çmimeve, 4) Rrit vlerën e pronës 4–6%, 5) Ul CO₂, 6) Mirëmbajtje minimale, 7) Pavarësi energjetike.
Studime në SHBA dhe Europë tregojnë se pronat me panele diellore shiten rreth 4–6% më shtrenjtë se ato pa to, duke e bërë sistemin një investim që edhe kursen edhe rrit kapitalin.
Për sistemet fotovoltaike zbatohet net metering, jo një grant financiar. Faturimi neto i miratuar me VKM nr. 368/2026 ende nuk zbatohet.
