Vendosi panelet sot dhe paguaji me këste mujore përmes partnerit tonë financiar CFFA (Crimson Finance Fund Albania). Nuk ke pse pret të mbledhësh gjithë shumën: krahaso këstin me faturën që paguan sot për dritat.

Partneri ynë financiar:
Crimson Finance Fund Albania
Zgjidh sistemin dhe nëse je familje apo biznes.
Paguaje me këste
Përmes partnerit tonë financiar CFFA (Crimson Finance Fund Albania). Për biznese dhe familje.

Garancia
Parapagesë: €0 · Kredia: ~€8,230
Kësti mujor për 60 muaj
~€183/muaj
≈ 16,623 lekë · komision disbursimi 2% (~€165, një herë) · pa sigurim jete
Garanci: për kredi deri në 25,000 € mjafton makinë ose makineri pune — pa hipotekë.
Dua me këste në WhatsApp✓ Përgjigje nga CFFA brenda 5 ditësh pas dorëzimit të dokumenteve
Llogaritje orientuese me normë 12% në vit. Kësti përfundimtar dhe miratimi varen nga vlerësimi i CFFA. Kujdes: Huamarrja kushton para.
Llogarite këstin
Zgjidh sistemin dhe afatin, nga 12 deri në 60 muaj, te kalkulatori më lart.
Na shkruaj në WhatsApp
Ne të përgatisim ofertën e saktë për sistemin dhe ta kalojmë kërkesën te CFFA.
CFFA të kontakton
Institucioni financiar të kontakton për detajet, dokumentet dhe miratimin e kredisë.
Pagesa me këste është një kredi për panele diellore që e jep CFFA, institucion financiar në Shqipëri. Në vend që të paguash gjithë sistemin përnjëherë, e shpërndan koston në pagesa mujore nga 12 deri në 60 muaj, ndërsa panelet fillojnë të ulin faturën që muajin e parë. Financimi vlen si për shtëpi ashtu edhe për biznese, me ose pa parapagesë sipas garancisë.
Me makinë / makineri pune
100% kredi, pa parapagesë. Për kredi deri në 25,000 € mjafton makinë ose makineri pune — pa hipotekë.
Vetëm sistemi
80% kredi dhe 20% parapagesë. Garanci është vetë sistemi fotovoltaik.
Për kredi mbi 25,000 € kërkohet pasuri e paluajtshme.
Listën e saktë ta jep CFFA kur të kontakton.
Për bizneset: grant nga BERZH-i
Bizneset mund të aplikojnë edhe për grant deri 10% të kredisë nga programi i BERZH-it, pas miratimit. CFFA të ndihmon me aplikimin, ndërsa ne të japim certifikatat CE të pajisjeve dhe aktin e kolaudimit.
Po. Përmes partnerit tonë financiar CFFA (Crimson Finance Fund Albania) mund ta paguash sistemin me këste mujore nga 12 deri në 60 muaj. Pagesa me këste ofrohet për sisteme nga €6,500, për familje dhe biznese.
Lira Electric bashkëpunon me CFFA (Crimson Finance Fund Albania), që financon sistemet fotovoltaike me pagesë mujore. Na shkruaj në WhatsApp, ne të përgatisim ofertën dhe ta kalojmë kërkesën te CFFA, që të kontakton për detajet.
Varet nga shuma dhe afati. P.sh. një sistem 10.3 kWp (16 panele, €8,230) del rreth €183 në muaj për 60 muaj, me normë referuese 12% në vit. Norma dhe kësti përfundimtar i vendos CFFA pas vlerësimit.
Me garanci makinë ose makineri pune financohet 100% e sistemit, pa parapagesë. Kur garanci është vetëm sistemi, financohet 80% dhe 20% e paguan si parapagesë.
CFFA jep përgjigje brenda 5 ditësh pas dorëzimit të dokumenteve.
Ka një komision disbursimi 2% të kredisë, që paguhet një herë. Nuk kërkohet sigurim jete.
Jo. Ne marrim kërkesën dhe të përgatisim ofertën; kredinë e jep CFFA, që të kontakton për detajet dhe dokumentet.
Llogaritje orientuese me normë referuese 12% në vit. Norma, kësti përfundimtar dhe miratimi varen nga vlerësimi i CFFA. Lira Electric nuk jep kredi.
Lexo më tej
Burime të lidhura që ju ndihmojnë të vendosni me siguri për sistemin tuaj fotovoltaik.