Probleme elektrike në shtëpi
Llambat digjen shpesh: pse?
Nëse llambat digjen shpesh në të njëjtin ndriçues, problemi zakonisht nuk është llamba, por vendi ku punon: nxehtësia, tensioni ose mbajtësja e llambës (portollampa).
Shkaqet
Nxehtësia: LED-et në ndriçues të mbyllur ose në spote pa ajrim nxehen dhe elektronika e tyre plaket shpejt. Mbajtësja e lirë ose e nxirë e llambës krijon shkëndija dhe nxehtësi. Tensioni i lartë ose luhatjet shkurtojnë jetën e çdo llambe. Dimeri i papërshtatshëm. Llamba me fuqi më të madhe sesa lejon ndriçuesi. Cilësi e dobët e llambës.
Si e zgjidh
Për ndriçues të mbyllur zgjidh LED me fuqi më të vogël dhe cilësi të mirë. Ndërro mbajtëset e nxira të llambave. Mos përdor në dimer llamba që nuk janë dimmable. Nëse digjen në gjithë shtëpinë, mat tensionin.
Pyetje të shpeshta
Llambat cilësore deklarohen për mijëra orë pune, p.sh. 15,000–25,000 orë. Në ndriçues të nxehtë ose me tension të paqëndrueshëm zgjasin më pak.
Shpesh nga nxehtësia mbi gipsin dhe nga mbajtëset e lira. Zgjidh GU10 LED me fuqi të përshtatshme dhe mbajtëse cilësore.
LED-et e durojnë shumë më mirë se llambat e vjetra. Nëse digjen shpejt, shkaku është zakonisht nxehtësia ose tensioni.
Shiko edhe
Ke një listë? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.
