Probleme elektrike në shtëpi

Kondicioneri hedh siguresën

Kondicioneri ka motor (kompresor) që në ndezje tërheq rrymë më të madhe se gjatë punës. Nëse linja ndahet me pajisje të tjera ose automati nuk është i përshtatshëm, siguresa bie.

Shkaqet

Linja e përbashkët: kondicioneri në të njëjtën linjë me bojlerin ose furrën. Automat kurbë B: bie nga rryma e ndezjes së motorit; për kondicionerë përdoret kurba C. Kabllo e hollë ose prizë e lodhur: rënie tensioni dhe nxehje. Defekt në kondicioner: kompresori, kondensatori ose lagështia në njësinë e jashtme.

Çfarë duhet

Si orientim: kondicioner deri 12,000 BTU me prizë 16 A, tel 2.5 mm² dhe automat C16; 18,000–24,000 BTU zakonisht me linjë më vete, tel 2.5–4 mm² dhe automat C16–C20, sipas fuqisë në etiketë dhe gjatësisë së linjës.

Nëse automati bie edhe në linjë më vete dhe me kurbë C, kondicioneri ka defekt dhe duhet parë nga një teknik kondicionerësh.

Kujdes para çdo pune

Para se të hapësh një prizë, çelës ose kuti, fik automatin e atij qarku ose automatin kryesor dhe kontrollo me testues që nuk ka tension. Nëse ndjen erë djegieje, sheh tym ose shkëndija, fik automatin kryesor dhe mos e ndiz derisa ta shohë një elektricist.

Kjo faqe të ndihmon të kuptosh shkakun. Punët brenda kuadrit dhe në linjat e shtëpisë i bën një elektricist i kualifikuar.

Pyetje të shpeshta

Shiko edhe

Ke një listë? Na e dërgo.

Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Ekipi i Lira Electric në punë

Këshillë personale

Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.