Çmime 2026 · Përditësuar më 2026-08-10

Çmimet e Paneleve Diellore në Shqipëri

Kjo është tabela e plotë e çmimeve tona për sisteme fotovoltaike çelësa në dorë, nga 3 kWp deri 50 kWp. Çmimet janë të njëjtat që përdor kalkulatori ynë solar — pa kosto të fshehura.

Tabela e Çmimeve 2026

Çmimet e sistemeve fotovoltaike çelësa në dorë në Shqipëri, sipas fuqisë së instaluar
SistemiPanele 645W€/kWÇmimi total (EUR)Prodhimi/vitKursimi familjar/vitKthimi (familje)
3 kWp5 copë880930€2.640€2.7904.050 kWh46.170 Lekë5.4–5.7 vjet
5 kWp8 copë880930€4.400€4.6506.750 kWh76.950 Lekë5.4–5.7 vjet
8 kWp13 copë780830€6.240€6.64010.800 kWh123.120 Lekë4.8–5.1 vjet
10 kWp16 copë780830€7.800€8.30013.500 kWh153.900 Lekë4.8–5.1 vjet
15 kWp24 copë680730€10.200€10.95020.250 kWh230.850 Lekë4.2–4.5 vjet
20 kWp32 copë630680€12.600€13.60027.000 kWh307.800 Lekë3.9–4.2 vjet
30 kWp47 copë480530€14.400€15.90040.500 kWh461.700 Lekë3.0–3.3 vjet
40 kWp63 copë480530€19.200€21.20054.000 kWh615.600 Lekë3.0–3.3 vjet
50 kWp78 copë430480€21.500€24.00067.500 kWh769.500 Lekë2.7–3.0 vjet

Çmimi minimal i përket çative sandwich/terracë, maksimali çative me tjegulla ose montimit në tokë. Prodhimi llogaritet me 1350 kWh/kWp/vit (mesatare Shqipëri). Konvertimi: 1 € ≈ 95 Lekë. Çmimet janë referencë, pa TVSH.

Kursimi për Biznese

Bizneset paguajnë 16.4 Lekë/kWh kundrejt 11.4 Lekë/kWh të tarifës familjare, prandaj investimi kthehet më shpejt.

10 kWp

€7.800€8.300

Kursimi biznes: 221.445 Lekë/vit

Kthimi: 3.3–3.6 vjet

20 kWp

€12.600€13.600

Kursimi biznes: 442.795 Lekë/vit

Kthimi: 2.7–2.9 vjet

30 kWp

€14.400€15.900

Kursimi biznes: 664.240 Lekë/vit

Kthimi: 2.1–2.3 vjet

50 kWp

€21.500€24.000

Kursimi biznes: 1.107.035 Lekë/vit

Kthimi: 1.8–2.1 vjet

Çfarë Përfshin Çmimi

  • Panele LONGi Hi-MO X10 645W (garanci prodhimi 30 vjet)
  • Inverter me monitorim online
  • Strukturë montimi alumini sipas llojit të çatisë
  • Kabllot DC/AC dhe mbrojtjet elektrike
  • Instalimi profesional nga ekipi ynë
  • Dokumentacioni për lidhjen me OSHEE

Pyetje mbi Çmimet

Sa kushton një sistem fotovoltaik 5 kWp në Shqipëri në 2026?

Një sistem 5 kWp çelësa në dorë kushton €4.400 për çati sandwich/terracë dhe deri €4.650 për çati me tjegulla ose montim në tokë. Çmimi përfshin panelet LONGi Hi-MO X10 645W, inverterin, strukturën, kabllot dhe instalimin.

Sa është çmimi për kW i një sistemi solar?

Çmimi për kW ulet me rritjen e sistemit: 880 €/kW për sisteme deri 8 kWp, 780 €/kW për 8–13 kWp, 480 €/kW për 25–41 kWp dhe 430 €/kW për 41–55 kWp (çati sandwich/terracë). Për çati tjegull ose tokë shtohen ~50 €/kW.

A janë çmimet me TVSH?

Çmimet e listuara janë çmime referencë pa TVSH. Nuk ka përjashtim nga TVSH-ja për sistemet fotovoltaike rezidenciale; oferta finale përfshin TVSH-në sipas legjislacionit në fuqi.

Çfarë përfshin çmimi 'çelësa në dorë'?

Panelet LONGi Hi-MO X10 645W, inverterin, strukturën e montimit, kabllot DC/AC, mbrojtjet elektrike, instalimin profesional dhe dokumentacionin për lidhjen me OSHEE.

Sa kursen një sistem 10 kWp në vit?

Një sistem 10 kWp prodhon rreth 13.500 kWh/vit. Me tarifën familjare 11.4 Lekë/kWh kursimi është ~153.900 Lekë/vit; me tarifën e biznesit 16.4 Lekë/kWh, ~221.445 Lekë/vit.

Sa zgjat kthimi i investimit?

Për familjet kthimi është zakonisht 5.4–5.7 vjet dhe për bizneset 3.3–3.6 vjet, sepse tarifa e biznesit është më e lartë. Panelet kanë garanci prodhimi 30 vjet.