Gama Acti9 • Prodhim Schneider Electric

Automatë Schneider Electric në Shqipëri

Acti9 është gama e mbrojtjes modulare e Schneider Electric. Seria K60N mbulon qarqet e brendshme të kuadrit me 6 kA kapacitet ndërprerës sipas EN/IEC 60898-1, në kurbë B dhe C, ndërsa C120N shkon deri 125 A me 10 kA për mbrojtjen kryesore të linjës trefazore. Të gjitha modelet montohen në shinë DIN 35 mm.

⚡ 6 kA / 10 kA✓ EN/IEC 60898-1🇫🇷 Schneider Electric📦 Stok i menjëhershëm

Markë globale

Gama Acti9, standard në kuadrot europiane

Zbritje deri -15%

Për blerje me shumicë

Konsulencë Falas

Zgjedhja e amperazhit dhe kurbës

Zbritje për blerje me shumicë

10+ copë

-5%

50+ copë

-10%

100+ copë

-15%

Automatë Schneider Acti9 K60N 1P

Mbrojtje për qarqet njëfazore 230 V: ndriçim, priza, bojler, kondicioner. 6 kA sipas EN/IEC 60898-1, kurba B dhe C, 1 modul, shinë DIN 35 mm.

Automatë Schneider Acti9 K60N 3P

Për qarqe trefazore 400 V — motorë, pompa dhe kuadro dytësore. Tre polet ndërpriten njëkohësisht, 6 kA, 3 module.

Automatë Schneider Acti9 C120N 3P (80–125 A)

Automatë hyrës për kuadro trefazore me fuqi të lartë: 10 kA kapacitet ndërprerës dhe rryma nominale 80, 100 dhe 125 A. Përdoren si mbrojtje kryesore e linjës.

Cilin automat Schneider të zgjedh

K60N 1P — qarqet e shtëpisë

Një polë, 230 V, 1 modul. 10 A për ndriçim, 16 A për priza, 20–25 A për bojler dhe kondicioner, 32–40 A për kuzhinë elektrike.

K60N 3P — ngarkesa trefazore

Tre polë, 400 V, 3 module. Për motorë, pompa uji, kompresorë dhe linja që ushqejnë një kuadër dytësor.

C120N 3P — automat kryesor

80, 100 ose 125 A me 10 kA kapacitet ndërprerës. Vendoset në hyrje të kuadrit trefazor, aty ku rryma e mundshme e qarkut të shkurtër është më e lartë.

Kurba B ose C

Kurba B (3–5 × In) për ngarkesa rezistive; kurba C (5–10 × In) për ngarkesa me pikë nisjeje si motorët dhe drajverët LED. Në stok kemi të dyja variantet për K60N 1P.

Nuk je i sigurt për amperazhin?

Na shkruaj listën e qarqeve ose foton e kuadrit dhe të kthejmë ofertën me modelet e sakta Acti9 brenda ditës.

Pyet në WhatsApp

Dërgesa në të gjithë Shqipërinë — Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë

Marka të tjera automatësh dhe produkte që plotësojnë kuadrin elektrik me automatë Schneider.