Vegla pune · Bosch
Vegla elektricisti dhe instrumente matëse
Gjithçka për punën e elektricistit: multimetra dhe dare amperimetrike, indikatorë tensioni pa kontakt, testues instalimi, pinca dhe kaçavida të izoluara 1000 V, pinca për kapikorda, trapanë, matrapikë, fresibël dhe vidatorë Bosch, si dhe punto, gota shpimi dhe disqe. Në dyqan janë 131 produkte, nga 107 Lekë me TVSH.
Multimetra · DarePinca 1000VBosch ProfessionalPunto · Gota shpimi
Multimetra, dare amperimetrike dhe testues
Për matjen e tensionit, rrymës dhe rezistencës, kontrollin e fazës dhe testimin e instalimit.
Pinca, kaçavida dhe vegla dore
Vegla të izoluara 1000 V, pinca për zhveshje dhe për shtrëngim kapikordash e terminalesh, thika dhe metra.
Vegla elektrike Bosch
Trapanë, matrapikë SDS, fresibël, freza muri dhe vidatorë me bateri.
Punto, gota shpimi dhe disqe
Punto për beton, metal, dru dhe qeramikë, gota shpimi për kuti inkaso dhe disqe prerjeje.
Sa më shumë, aq më lirë
Vegla pune
50+ copë
−5%
Zbritja llogaritet vetë në shportë kur rrit sasinë. Për lista të mëdha na dërgo listën për ofertë.
Pyetje të shpeshta
Veglat me izolim 1000 V (VDE) janë testuar për punë pranë pjesëve nën tension deri në 1000 V AC. Ato nuk zëvendësojnë fikjen e qarkut, por e ulin rrezikun nëse prek pa dashje një pjesë me tension.
Multimetri mat tensionin, rezistencën dhe rryma të vogla duke e futur në qark. Dara amperimetrike e mat rrymën pa e prerë kabllon, duke e kapur rreth një përcjellësi: më praktike për kuadro dhe motorë. Shumë dare kanë edhe funksionet e multimetrit.
Gota zgjidhet sipas diametrit të jashtëm të kutisë inkaso. Kontrollo masën e kutisë para se të shposh, ose na shkruaj modelin e kutisë dhe të themi gotën e duhur.
Shtoji produktet në shportë me butonin e verdhë, zgjidh sasinë dhe dërgoje listën në WhatsApp me një klik. Nuk ka pagesë online: ne të konfirmojmë çmimin dhe kur është gati porosia, pastaj e merr në dyqan në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë.
Po, produktet e kësaj faqeje i kemi në stok. Dërgo listën në WhatsApp dhe të konfirmojmë kur është gati për t'u marrë në dyqan në Parrucë (Shkodër) ose për dërgesë.
Shiko edhe
Ke një listë materialesh? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.
































