Schneider TeSys · Kuadro motorësh
Kontaktorë, salvamotorë dhe rele termike
Për ndezjen dhe mbrojtjen e motorëve, pompave dhe kompresorëve: kontaktorë Schneider TeSys, salvamotorë (mbrojtje motori), rele termike, bobina rezervë, kontakte ndihmëse dhe bllokues mekanikë. Për kuadro shtëpie ka edhe kontaktorë modularë, rele dhe komutatorë në shinë DIN. Në dyqan janë 173 produkte, nga 381 Lekë me TVSH.
TeSys LC1D · LC1KSalvamotorë GV2 · GV3Rele termike LRDKontaktorë modularë
Kontaktorë industrialë, salvamotorë dhe aksesorë
Kontaktorë me bobinë 24 V ose 230 V AC, salvamotorë sipas rrymës së motorit, rele termike që montohen poshtë kontaktorit dhe kontakte ndihmëse.
Kontaktorë modularë, rele dhe komutatorë
Për kuadro shtëpie dhe zyre, në shinë DIN: kontaktorë modularë, rele, komutatorë 0-1-2, çelësa modularë dhe shkarkues.
Sa më shumë, aq më lirë
Automatë & Siguresa
50+ copë
−5%
Zbritja llogaritet vetë në shportë kur rrit sasinë. Për lista të mëdha na dërgo listën për ofertë.
Pyetje të shpeshta
Salvamotori (ndërprerës mbrojtës motori) e mbron motorin nga mbingarkesa dhe nga qarku i shkurtër. Rregullohet sipas rrymës nominale të motorit që shkruhet në etiketë. Shpesh përdoret bashkë me një kontaktor për ndezje e fikje nga larg.
Shiko fuqinë e motorit (kW) dhe tensionin (400 V), pastaj zgjidh kontaktorin me rrymë AC-3 të barabartë ose më të madhe se rryma e motorit. Kontrollo edhe tensionin e bobinës (24 V ose 230 V). Nëse nuk je i sigurt, na dërgo të dhënat e motorit në WhatsApp.
Rele termike mbron vetëm nga mbingarkesa dhe montohet poshtë kontaktorit. Salvamotori mbron nga mbingarkesa dhe nga qarku i shkurtër, dhe mund të ndezë e fikë motorin edhe vetë.
Shtoji produktet në shportë me butonin e verdhë, zgjidh sasinë dhe dërgoje listën në WhatsApp me një klik. Nuk ka pagesë online: ne të konfirmojmë çmimin dhe kur është gati porosia, pastaj e merr në dyqan në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë.
Po, produktet e kësaj faqeje i kemi në stok. Dërgo listën në WhatsApp dhe të konfirmojmë kur është gati për t'u marrë në dyqan në Parrucë (Shkodër) ose për dërgesë.
Shiko edhe
Ke një listë materialesh? Na e dërgo.
Ta përgatisim gati për t'u marrë në Parrucë (Shkodër) ose ta dërgojmë në gjithë Shqipërinë.

Këshillë personale
Fol direkt me ekipin tonë në Shkodër. Përgjigje brenda ditës.
















